Fabrika moderne e Atlas Mills e lindur si rezultat i një investimi prej 12 milionë eurosh, i nënshtrohet investimeve të reja teknologjike, të diktuara nga koha dhe kërkesat në rritje të konsumatorëve tanë për cilësi, shpejtësi dhe shumëllojshmëri. Jemi krenarë për këtë standard që kemi sjellë në Shqipëri.
Fabrika jonë është e vendosur në mënyrë ideale 6 km larg qendrës së Tiranës, 10 km nga aeroporti dhe 35 km nga Porti i Durrësit dhe jep shërbim të përditshëm për qindra subjekte kombëtare dhe ndërkombëtare.