Atlas Mills është qendra e industrisë shqiptare të miellit. Prej vitit 2003, ne kemi sjellë në tryezat shqiptare cilësi, siguri dhe stabilitet, duke ndërtuar me përkushtim një emër që lidhet me besueshmëri, përvojë dhe inovacion
Atlas Mills mbart një mjeshtëri të prodhimit të miellit, me rrënjë që datojnë deri në vitin 1782 në Evropë, duke e sjellë më pas këtë traditë edhe në Shqipëri ku nisi operimin në vitin 2003.
Që prej fillimit, kompania u veçua për teknologjinë bashkëkohore, seriozitetin teknik dhe standardin konsistent të cilësisë.
Në vitin 2018, nën vizionin sipërmarrës të presidentit, z. Dervish Domi, Atlas Mills, pjesë e Atlas Corporation, u konsolidua si emri më i rëndësishëm në industrisë së miellit në vend.
Sot, kompania operon me dy fabrika moderne, një për miellin e grurit dhe një për miellin e misrit, të pajisura me linja italiane dhe gjermane të gjeneratës së fundit.
Portofoli ynë përfshin mbi 100 lloje miellrash të personalizuar për industrinë profesionale dhe konsumatorin final. Me një rrjet shpërndarjeje në çdo cep të Shqipërisë dhe prezencë në 12 tregje ndërkombëtare (përfshirë SHBA, Mbretërinë e Bashkuar dhe Italinë), Atlas Mills vijon të ndërtojë besim përmes cilësisë, eksperiencës dhe inovacionit të qëndrueshëm.
Misioni ynë është të prodhojmë miell me cilësi të qëndrueshme që u jep siguri industrisë ushqimore dhe sofrave familjare. Ne punojmë duke kombinuar traditën e mjeshtërisë me teknologjinë moderne, për të garantuar stabilitet, besueshmëri dhe diferencim profesional.
“Të nderuar partnerë, klientë dhe miq të Atlas Mills!
Unë kam bindjen se cilësia e ushqimit që vendosim në tryezë flet shumë për respektin që kemi ndaj njerëzve. Të prodhosh miell do të thotë të prekësh jetën e përditshme të mijëra familjeve, furrtarëve, pastiçerive dhe eksportuesve.
Në Atlas Mills, çdo grimcë mielli është rezultat i punës së dhjetëra profesionistëve, i teknologjisë së përparuar dhe i një etike që nuk bën kompromis me cilësinë.
Pjesë e Atlas Corporation që prej vitit 2018, ne kemi rritur kapacitetet, kemi zgjeruar gamën në mbi 100 produkte dhe kemi depërtuar duke eksportuar në 12 tregje jashtë vendit. Megjithatë, çdo arritje ka vlerë vetëm nëse konsumatori e ndien sigurinë e saj në çdo bukë që del nga furra, çdo ëmbëlsirë që ndahet në raste gëzimi dhe çdo pjatë që bashkon familje.
Atlas Mills ekziston për të shërbyer me dinjitet. Jo për të impresionuar me numra, por për të fituar mirënjohje me cilësi. Sepse ne nuk prodhojmë thjesht miell. Ne ushqejmë besim. Ne ushqejmë njerëz.
Me respekt,
Dervish Domi
President i Atlas CORPORATION
Fabrika moderne e Atlas Mills e lindur si rezultat i një investimi prej 12 milionë eurosh, i nënshtrohet investimeve të reja teknologjike, të diktuara nga koha dhe kërkesat në rritje të konsumatorëve tanë për cilësi, shpejtësi dhe shumëllojshmëri. Jemi krenarë për këtë standard që kemi sjellë në Shqipëri.
Synimi ynë i përditshëm është të prodhojmë miell më cilësi të lartë dhe qëndrueshmëri dhe në këtë pikë kontrolli i cilësisë është pjesë thelbësore e procesit të prodhimit.
Atlas Mills zotëron një nga laboratorët me të sofistikuar dhe modernë të Kontrollit të Cilësisë bazuar në standardet ndërkombëtare. Ekipi ynë i analizave është i përbërë nga teknologë me eksperiencë në fushën e ushqimit dhe bukës të cilët sigurojnë që prodhimi final është gjithmonë i cilësisë së lartë sipas pritshmërive të klientëve tanë
Kontrolli i Cilësisë siguron që mielli të ketë kualitetin më të mirë ndërsa analizimi kryhet që të përcaktojë që gruri nuk ka toksina të rrezikshme, pesticide apo mikroorganizma të rrezikshme për shëndetin e konsumatorit.
Kjo arrihet nga pajisjet speciale të vendosura në dispozicion dhe bashkëpunimi ynë me disa nga laboratorët më të mirat Italianë të akredituara për të kryer këto teste.







Atlas Mills eksporton me një filozofi pune të ndërtuar mbi besim dhe qëndrueshmëri. Me rrënjë mjeshtërie që nga viti 1782 dhe prodhim industrial në Shqipëri prej vitit 2003, sot ne furnizojmë industri furrtarie, pastiçerie dhe zinxhirë të tjerë ushqimorë.
Në Atlas Mills kërkojmë njerëz me pasion për cilësinë dhe teknologjinë duke ofruar mundësi punësimi dhe praktike në laborator, operim dhe marketing teknik.
Bëhu pjesë e një ekipi që rritet çdo ditë me përkushtim dhe profesionalizëm.